Fitër Bajrami/ Basha uron besimtarët myslimanë: Agjërim dhe lutje të pranuara!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 22:45
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim me rastin e Fiter Bajramit dhe mbylljen e muajit të Ramazanit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha u uron besimtarëve agjërim dhe lutje të pranuara.
"Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fiter Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!", shkruan Basha.
Pak më parë edhe Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
