Dasho thirrje autoriteteve: Kërkoni testin e Covid-19 për ata që vijnë nga jashtë, mos u hapni portat mutacioneve
Mjeku Erion Dasho, teksa ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë, shprehet se autoritetet duhet të marrin vendimin që personat që futen në Shqipëri të paraqesin një test negativ për Covid-19.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Dasho shprehet se nëse autoritetet nuk do marrin një vendim të tillë do hapin portat për variantet e reja të Covid-19.
"Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk kërkon një test për udhëtarët që vijnë në Shqipëri. Nëse ne nuk vendosim këtë rregull hapim portat për mutacionet e reja. Dhe mund të ndodhë këto mutacione t’I shpëtojnë mbulesës mbrojtëse, qoftë personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrale Covid-19, qoftë imunitetin që është krijuar nga vaksina.
Dhe kur flasim që në Shqipëri është e përdorur vaksina Coronax e cila ka një pikëpyetje mjaft të madhe, atëherë unë mendoj se jemi në një situatë shqetësuese që kërkon menjëherë reagimin e autoriteteve."
