Demalia: Një shtet pa drejtësi nuk ka si të funksionojë
Ilir Dmalia, ka komentuar situatën politike në vendin tonë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia shprehet se Demokracia në Shqipëri është krijuar në mënyrë jo të ndershme tekso shton se vendi ynë po shkon drejt një autokracie të vendosur.
Më tej ai thotë se një shtet pa drejtësi nuk mund të funksionojë, pasi sipas tij të gjithë institucionet shtetërore, janë të korruptuara.
“Vazhdon teatri absurd i gjithë këtij tranzicioni postkomunist shqiptar. Në jemi një shoqëri tallava, e papërgjegjshme, e paqytetëruar. Ajo që dua të them është sepse nëse ne nuk do ballafaqohemi me të vërtetën, të gjithë janë të korruptuar. Demokracia në Shqipëri erdhi në mënyrë jot ë ndershme jo në konkurencë, edhe tregu është I deformuar. Tregu ka rregulla dhe konkurencë të pastër.
Në Shqipëri është bllokuar tregu. Në shtet pa drejtësi nuk ka si funksionon. Demokracia, dhe shteti i së drejtës është gjithmonë në veprim. Ne nuk bëjmë asnjë hap përpara. Përgjegjësinë dhe ata që do të vuajnë janë vetë shqiptarët.
Në Shqipëri ne po shkojmë drejt një autokracie tashmë të vendosur që tashmë s’ke ça i bën më. Fakti që ne kemi qenë 50 vjet një vend i izoluar totalisht ne psikologjikisht nuk jemi në rregull. Kemi arritur deri aty sa që fusim në parlament Luljeta Bozon, që është nostalgjike e komunizmit. Nga ana tjetër Partia Demokratike është në gjendje të rëndë sa ishte e logjikshme që do vinte këtu."

