Dasho: 1,5 mln shqiptarë kanë kaluar Covid-19, sjellja e Coronavax manovër elektorale, asnjë efekt te popullsia

Mjeku Erion Dasho shprehet se rënia e shifrave të rasteve të reja dhe viktimave, nuk ka ardhur për shkak të vaksinimit të popullsisë.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Dasho shprehet se 1,5 milionë shqiptarë e kanë kalaur Covid-19, duke krijuar kështu edhe imunitet.

A thotë se vaksina Coronavax nuk kishte asnjë efekt, teksa shton se sjellja e saj në vendin tonë ishte manovër elektorale.

"Vaksinimi i Coronavax nuk ka asnjë efekt mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri. Situata është rezultat i imunitetit natyral që është arritur si pasojë e infektimit në masë të qytetarëve shqiptar. Rezulton se jan 1,5 milion shqiptar që e kanë kaluar Covid-19 , dhe këto persona janë imunizuar. 

Coronavax ofron një mbrojte 10%, dhe efekti i saj është i papërfillshëm. Ka vetëm një mënyrë për të forcuar imunitetin, personat që nuk e kanë kaluar infeksionin duhet të marrin një vaksinë cilësore si Pfizer, Moderna apo AstraZeneca,  dhe kur të fillojnë virozat të marrin një dozë tjetër.

Përpjekja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sjellja e vaksinave ishte një manovër elektorale, sepse vaksina nuk ka pasur efekt. Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë lloj mase.