Vrasjet në vend/ Muça: Ka rënë vigjilenca e institucioneve, qytetarët ndjejnë pasiguri për të ardhmen

Pedagogia Arjana Muça, ka komentuar ngjarjet kriminale në vendin tonë ku brenda tre ditësh kjanë humbur jetën 3 persona.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora  News, me gazetaren Matilda Mcini, Muça shprehet se ka rënë vigjilenca e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Më tej ai thotë qytetarët kanë filluar të ndjenjë pasiguri për të ardhmen.

"Ka rënë vigjilenca e institucioneve që merren me mbarëvajtjen që ne mos të kemi një kriminalitet të shtuar në shoqëri. Siguria e jetës se qytetarëve është ajo që duhet të jetë në qendër të vëmendjes nga ana e institucioneve. Tranzicioni si dhe mënyra e të bërit politikë në vendin tonë, ka sjellë atë që quhet agresivitet në shoqëri.  Korrupsioni ka qenë në nivele të larta,  në institucione shtetërore, ku ky korrupsion është reklamuar edhe jashtë këtyre institucioneve, gjë e cila ka nxitur kontrabandën, ka lulëzuar bota e narko-trafikantëve.

Të gjitha këto nuk lindin vetvetiu po lindin si pasojë e të gjithë faktorëve të mësipërm. Qytetarët kanë filluar të ndjejnë pasiguri për të ardhmen, dhe problemet ekonomike janë të tilla që të japin pasiguri tek ata. Shtohet ndjenja e ankthit e frikës tek qytetarët për mënyrën e të jetuarit. Duhet të fillojmë reformat e edukimit dhe ndërgjegjësimit sepse krimi fillon që në moshë të hershme."