Dasho: Ja si të dalloni variantet e Covid-19, shqetësim mbetet Sinovac, nuk u miratua nga FDA
Mjeku Erion Dasho, ka komentuar situatën e Covid-19 në vendin tonë si dhe varianteve të koronavirusit dhe efekteve të vaksinave, kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me Matilda Mcinin, Dasho shprehet se arsyeja se përse nuk u miratua nga FDA, vaksina Sinovac, e cila është injektuar edhe tek qytetarët e vendit tonë, është se mungonin provat.
Ai thotë se kjo është shqetësuese, teksa ka treguar edhe si mund t’i dallojmë variantet e reja të Covid-19.
“Është një shqetësim dhe një problem që ne e kemi diskutuar që kur janë sjellë dozat e Sinovac e mbi të gjitha kur u pretendua se me këtë vaksinë do të vinte fundi i pandemisë. Arsyeja se pse nuk u miratuan nga FDA është se mungonin provat, ashtu siç janë parimet. Të gjitha variantet e koronavirusit, duke bërë hartëzimin gjenetik. Duhet laborator i specializuar. Nuk janë testet e zakonshme, por hartëzimi gjenetik i virusit.
Mjeku thotë se disa vende si Britania e kanë nën kontroll situatën e pandemisë, sakaq shprehet se një nga arsyet që ka ulur numrin e vdekjeve është edhe vaksinimi i popullsisë.
Kemi disa të dhanë shumë pozitive. Dihet se për herë të parë se 3 nga katër shtetet e Anglisë nuk pati asnjë vdekje nga Covid-19. Britania është një nga vendet që ka avancuar më tepër, u 60% e popullatës është imonizuar. Vaksinimi ka bërë që në këtë vend mos të ketë humbje jete. Këto vende i kanë hequr në mënyrë graduale masat."
