Çipa: PD  gaboi me strategjinë, nuk u ndanë mirë zonat dhe mandatet

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se PD gaboi në strategjinë e përllogaritur në zgjedhje.

Çipa: PD  gaboi me strategjinë. Strategjia ishte e pa llogaritur. Nuk u ndanë mirë zonat dhe mandatet, po të ekzistonte një strategji e bashkëpunimet opozitar do të kishin sukses.

Në Gjirokastër po të kishte bashkëpunim mes PD dhe LSI, kjo e fundit nuk do të kishte shans të humbiste një mandat. Po kështu mund të bëhej edhe në Vlorë.