Rama: Burrë jam edhe unë për fat të keq, kësaj kategorie jo kaq të lartë i përkas

Nga Amfiteatri i Liqenit Artificial, në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij duke falenderuar gratë dhe vajzat infermiere.

Rama me shpoti tha se edhe për fat të keq burrë është, duke thënë me humor se i përket kësaj kategorie jo aq të lartë.

Rama: Dhe më thonë mua pastaj pse them që pa gratë burrat shqiptarë do t'i kishte marrë lumi. Imagjino sikur këtu do të kishin ngelur vetëm disa burra. Edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës flitet për gratë. Edhe sot që flasim, më gjithë respektin për burrat, se edhe unë kësaj kategorie jo kaq të lartë i përkas, burrë jam edhe unë për fat të keq, por dua ta mbyll duke u shprehur një respekt të veçantë grave dhe vajzave.