A jeni duke e aplikuar në mënyrën e duhur kremin ndaj diellit? Këto janë shtatë mitet që qarkullojnë rreth aplikimit të kremit

Një nga gabimet më të zakonshme që shumica e njerëzve bëjnë, kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj fytyrës është të mos i japin rëndësinë e duhur pastrimit dhe hidratimit të lëkurës, gjatë ditës dhe natës të natës. Jo vetëm kaq, por harrjonë produktin kryesor të përkujdesit të lëkurës, kremin e mbrojtjes ndaj rrezeve të rrezikshme të diellit.
Është provuar se dielli është armiku më i madh i lëkurës, ai shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës, shfaqjes së njollave të zeza dhe humbjes së shkëlqimit, madje edhe në moshë të re.
Në raste të ekspozimit të zgjatur, mund të çojë edhe në kancer të lëkurës, theksojnë ekspertët.

A është kremi kundër diellit aleati ynë më i fortë? Sigurisht, por gjithashtu duhet të përdoret si duhet. Shumica e hulumtimeve të kryera për të treguar, se si njerëzit sillen ndaj dhe mbrojnë veten nga dielli, tregon se shumica e njerëzve ose përdorin krem mbrojtës vetëm gjatë verës ose e aplikojnë atë vetëm një herë gjatë ditës dhe kjo sjell pasoja.
Për të parandaluar këto gabime, por edhe për të mësuar se si të përdorni kremin kundër diellit, më poshtë gjeni të gjitha mitet që fliten për kremin kundër dielli.

1. Duhet të vendosim krem dielli gjysmë ore para se të largohemi nga shtëpia.
Një informacion që me siguri do ta keni dëgjuar herë pas here. Megjithatë është një mit. Studimet tregojnë se kremi kundër diellit mbron nga rrezet UV që në minutat e para të aplikimit dhe për këtë arsye nuk keni nevojë ta aplikoni shumë më herët (me kalimin e kohës humbet efektivitetin). Pas 10 minutave të para të aplikimit, ai stabilizohet dhe është plotësisht i efektiv.

2. Ne vendosim krem dielli vetëm në plazh.
Ekspozimin ndaj diellit e gjejmë kudo në rrugë, në makinë, në tarracë, madje edhe brenda shtëpisë sonë. Drita blu e emetuar nga ekranet e pajisjeve elektrike që përdorim përshpejton plakjen dhe kremi kundër diellit është thelbësor për të mbrojtur lëkurën.

3. Me një aplikim të vetëm ne jemi të mbrojtur për tërë ditën.
Në mënyrë që kremi kundër diellit të jetë efektiv, duhet ta ri-aplikojmë atë çdo dy orë, por edhe sa herë që dalim nga uji.

4. Nëse përdorim krem dielli me indeks (Sps) të lartë mbrojtjeje mund të qëndrojmë më gjatë në diell.
Jo, dhe natyrisht sasia ka rëndësi. Kur vendosni kremin tuaj kundër diellit duhet të keni kujdes që të mbuloni çdo zonë të fytyrës, pa lënë boshllëqe, pasi produktet e kremit kundër diellit janë efektive në doza të caktuara.

5. Nëse nuk digjemi kur ulemi në diell, nuk kemi nevojë për krem dielli.
Ju nuk keni nevojë të prisni që trupi juaj të "ankohet" për të vendosur kremin kundër diellit. Dëmtimi i lëkurës ndodh që në momentin e parë që ekspozoheni në diell dhe vazhdon edhe nëse nuk shfaqet menjëherë.

6. Ekspozimi në diell na jep vitaminë D.
Po, është e vërtetë që vitamina D është thelbësore, por kjo nuk justifikon ekspozimin e pambrojtur në diell. Për të marrë këtë vitaminë siç duhet, luan rol orari, ngjyra e lëkurës, sasia e dritës së diellit që do të thithni dhe stina e vitit.

7. Nëse vendosim krem dielli nuk nxihemi.
Askush nuk ka thënë që përdorimi i kremit kundër diellit na pengon të marrim një ngjyrë të florinjtë. Në vend të kësaj, ai kontribuon në një nxirje të butë dhe natyrale, duke shmangur djegien dhe skuqjen.