Parada që bllokoi qarkullimin, mjelma dhe 7 zogjtë e porsalindur për not në lumë
Javët e fundit, disa hapësira parkimi ishin bllokuar në brigjet e lumit Rin në qytetin Schaffhausen të Zvicrës për të lejuar një çift mjellmash të çelin vezët e tyre në paqe.
Të premten, erdhën në jetë 7 zogj. Një ditë më vonë, nëna së bashku me zogjtë dolën nga foleja për të notuar në lumë.
Qytetarë të shumtë shijuan paradën e tyre në rrugët e qytetit.
"Ecnin paqësisht në rrugë duke ndaluar herë pas here, para se të mbërrinin në lumë. E bllokuan qarkullimin për rreth 15 minuta. Por padyshim kjo nuk bezdisi askënd, përkundrazi ishte një moment emocionues" tha një qytetar.
"Arratisja" e mjellmave u monitorua nga afër nga Animal Rescue Schaffhausen-Thurgau për të siguruar sigurinë e tyre.
“Ne e dinim se do të largoheshin së shpejti nga foleja e tyre. Prandaj ishim gati në 7 të mëngjesit të së shtunës. Në orën 11 të mëngjesit, nëna dhe zogjtë e saj shkuan drejt Rinit. Babai, mbeti në fole me një vezë e cila ende nuk ishte çelur ".

