Tym e flakë, Izraeli intensifikon bombardimet në Rripin e Gazës, si dukej sot në mëngjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 11:13
Mëngjesin e sotëm, flakët dhe retë e tymit po rriten në qytetin e Gazës.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur shtëpinë e familjarëve të rangut të lartë të grupit militant Hamas, shkruan AFP
Ushtria e Izraelit tha se po shënjestronte udhëheqësit militantë të Hamasit në shenjë hakmarrjeje pas një breshëri raketash të hedhura nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Gjithashtu selia e policisë është vendosur në shënjestër të këtyre sulmeve.
