Dua Lipa nuk di të ndalet! Fiton 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards”
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa kërkoi rritje të pagave për punonjësit shëndetësorë ndërsa fitoi 2 çmime në “Brit Awards”. Të gjithë mbështesim një rritje të pagave për punonjësit në vijën e parë të fronit, iu drejtua ajo kryeministrit Boris Johnson. “Brit Awards” është ceremonia e parë e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar pa distancim social dhe maska.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe grupi “Little Mix” triumfuan në ceremoninë e çmimeve të muzikës “Brit Awards 2021”. Lipa fitoi dy nga tre çmimet për të cilat u nominua, “Këngëtarja më e mirë solo” dhe “Albumi më i mirë” me “Future Nostalgia”. Këtë vit, secili prej trofeve të çmimit Brit erdhi në dy pjesë dhe Dua ia kushtoi të vetën një infermiereje britanike, Dame Elizabeth Anionwu, së bashku me një mesazh drejtuar kryeministrit Boris Johnson:
"Mendoj se ajo që duhet të bëjmë, është që të gjithë të japim një duartrokitje masive dhe t'i përcjellim Borisit një mesazh që të gjithë mbështesim një rritje të drejtë të pagave për vijën e parë të frontit."
“Little Mix” u vlerësua si grupi më I mirë britanik dhe ia kushtoi çmimin disa prej grupeve të shkëlqyera të grave, që mund dhe duhej të kishin fituar në vitet e mëparshme.
"Nuk është e lehtë, të jesh femër në industrinë e pop-it në MB", tha Leigh-Anne Pinnock ndërsa pranoi çmimin në emër të grupit. "Ne kemi parë dominimin e meshkujve në këtë industri, mizogjininë, seksizmin dhe një mungesë diversiteti. "Prandaj ky çmim është për të gjitha grupet e femrave në muzikë”.
Këtë vit, gratë fituan edhe katër nga pesë kategoritë e përziera. Fituesit e tjerë të mëdhenj ishin J Hus, Harry Styles dhe Taylor Swift. Eventi u zhvillua në O2 Arena të Londrës, me një audiencë prej 4,000 vetësh, për here të pare pa distnacim social dhe pa maska. Publiku përbëhej kryesisht nga punonjës të sistemit shëndetësor.
