Daci: Nuk ecet me idenë se votat e vjedhura nuk ndryshojnë rezultatin e t'i lëmë të vidhen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 22:27
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se publiku e ka të pamundur që ta dijë se sa vota janë vjedhur apo sa janë manipuluar.
Daci: Standardet e zbatuara deri më tani janë bërë më shumë në funksion të mos gjetjet të së vërtetës. Publiku e ka të pamundur që ta dijë se sa vota janë vjedhur apo sa janë manipuluar. Por unë kur shoh se aty janë futur duart, për mua këtu ka parregullsi dhe duhet ribërë.
Ai që i ka fituar me të drejtë votat, nesër mund t'i fitosh prapë, nuk ke pse shqetësohesh. Këtu ecet me idenë që janë vjedhur vota, por nuk janë vjedhur aq shumë sa për të ndryshuar rezultatin, prandaj t'i lëmë të vidhen.


