Ju flet Moska: Shqiptarët do të mësojnë me vuajtje që politika është gjë serioze

Raporti i qytetarëve shqiptarëve me politikën ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Shqiptarët bëjnë pjesë ndër popujt që merren shumë me politikë por nuk e marrin seriozisht politikën dhe këto zgjedhje e vërtetuan këtë gjë. Shqiptarët kur ulen në kafe bisedojnë për politikë një pjesë të madhe të kohës, dhe në rrethe familjare. Shqiptarët e shikojnë politikën si diçka midis sportit dhe filmit, si një argëtim. Kur i shikojnë politikanët në televizor, i shohin si sportistët që ndeshen, i shikojnë edhe pak si aktorët e telenovelave dhe komedive dhe i argëton politika. Duke mos e marrë seriozisht politikën shqiptarët mund ta pësojnën nga politika, e pësuan 50 vjet me eksperimente.