"E keni degjeneruar tregun e filmave fare", Marius Dervishi i përgjigjet kritikave për filmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2021, 09:32
Marius Dervishi, i njohur ndryshe si Zebervoki ka qenë i ftuar në #EXPULS RTV Ora përballë gazetarit dhe autorit të programit, Ronaldo Sharka.
Marius Dervishi, autor i filmit të tij të parë më titull "Sedër", i pyetur nga gazetari për "gojët e liga" që thonë se Marius Dervishi dhe të tjerët që kanë bërë filma së fundi, kanë prishur tregun e kinematografisë u përgjigj kështu:
Marius Dervishi: Për komentuesit në YouTube po jap një shpjegim. Mjafton që gjëja të pëlqehet nga audienca dhe ne ja arritëm qëllimit. Për pjesën është apo jo profesional, ajo ngelet për t'u parë nga kompetenët. Unë nuk vleresoj dot produktin tim. Unë për timin them që është më i miri.
Ndiqni intervistën e plotë për më tepër.