"Nuk kam parë kurrë dëborë në Maj", reshjet e pazakonta i japin mundësinë skiatorëve të kthehen në shpatet e maleve
Reshjet e pazakonta të borës u kanë dhënë skiatorëve në Lake District kushtet ideale për t'u kthyer në shpatet e maleve, pasi gjatë dimrit për shkak të kufizimeve të Covid-19 ishin të bllokuar.
Anëtarët e Klubit të Skive të Lake District u çuditën me pamjen e pazakontë të maleve të mbuluara me dëborë në maj.
Presidenti i klubit Mike Sweeney tha se rreth 40 njerëz patën vështirësi për të dalë në majë të shpatit pasi bora ishte shumë e dendur, raporton The Independent.
"Unë nuk kam parë dëborë në këtë periudhë të vitit më parë, por po flisja me disa anëtarë të tjerë të cilët thanë se kishte dëborë në qershor të vitit 1963, megjithëse ishte një vit shumë i pazakontë për motin," tha ai për mediet.
Për shumë nga 370 anëtarët e klubit, përfshirë Z. Sweeney, 64 vjeç, i cili jeton në Lancaster , bora u dha mundësinë për skijimin e parë të sezonit për shkak të kufizimeve nga bllokimi.
