"Një dasmor i paftuar", lopa lind në mes të dasmës, nusja e ndihmon

Dasma në fshat, Australi  e fermerëve Ben dhe Jessa Laws po zhvillohej siç ishte planifikuar, derisa një nga lopët e tyre të lindi.

Në pamundësi për të injoruar një kafshë në nevojë, nusja dhe dhëndri nxituan të ndihmonin.

"Ne sapo u martuam dhe patëm një surprizë," tha Ben.

"Një dasmor i paftuar", lopa lind në mes të

"Ne shpresonim që lopa të lindte para dasmës, sepse ishte planifikuar një javë më parë. Por ashtu siç e dini lopët dhe njerëzit janë shumë të ngjashëm dhe kur janë gati për të lindur janë gati," tha Jessa.

Kur Jessa arriti lopa sapo kishte lindur.

"Mua nuk më interesoi fustani, rrëmbeva një peshqir dhe kontrollova nëse viçi ishte mirë dhe a po merrte frymë," tha Jessa.

"Këto kafshë janë si fëmijët e mi."

Kur Ben dëgjoi për lindjen e viçit e dinte se ku ndodhej gruaja e tij, raporton BBC.

"Jessa vendosi shëndetin e lopës dhe viçit mbi çdo gjë, përfshirë fustanin e saj," tha ai.

"Një dasmor i paftuar", lopa lind në mes të

"Fustani është bërë për në plehra, por nuk pendohem," përfundoi Jessa.