Mbreslënëse: Hapet pishina më e lartë në botë, 294 metra mbi nivelin e detit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 14:17
Në Dubai është hapur pishina më e veçantë në botë, me një lartësi rreth 294 metra mbi nivelin e detit. Pishina ndodhet brenda një kulle në Beach Resort dhe është e disponueshme vetëm për mysafirët e hotelit, të moshës 21 vjeç e lart.
Federico Rota, zëvendës CEO i Al Ain Holding, thotë për CNN, "Duke qëndruar besnikë ndaj testamentit tonë për zhvillimin e projekteve historike, ne jemi krenar që po thyejmë dy tituj të Rekordit Botëror Guinness. Ky zhvillim ka vendosur standarde të reja në stilin e jetës luksoze dhe mikpritjes.



