Porositi ushqim të shpejtë, i vjen i lyer me jashtëqitje

Një grua amerikane ka hedhur në gjyq kompaninë e njohur amerikane të ushqimit të shpejtë, McDonald's, me pretendimin se i ka shitur asaj një burger të lyer me jashtëqitje.

Menaxheri i degës së New Jersey mohon plotësisht pretendimet dhe tha se ata e kishin hetuar çështjen brenda dhe e kishin zgjidhur atë, raporton "The Independent"

Bordois pretendoi se ajo e vuri re jashtëqitjen në shtëpi. Sipas procesit gjyqësor vajza nxori nga qesja një burger dhe vuri re një substancë kafe në të gjithë mbështjellësin dhe në dorën e saj të djathtë. Ajo fillimisht mendoi se ishte yndyrë para se të vinte re një "erë të keqe".

Bordois tha se ajo e kontaktoi restorantin por askush nuk u përgjigj në telefon. Kështu që ajo thirri policinë për të ardhur në vendngjarje.

Oficeri Kevin Gandy, tha se edhe ai e pa jashtëqitjen në mbështjellës.

Duke iu përgjigjur pretendimeve, John Durant i JDKD Enterprises i Sewell, pronari dhe operatori i McDonald's mohoi gjithçka dhe tha: "Shërbimi i ushqimit të sigurt, me cilësi të lartë është gjithmonë përparësia jonë kryesore dhe ne e marrim seriozisht këtë pretendim".

"Ne kemi ndërmarrë hapat e duhur për të hetuar këtë çështje dhe nuk kemi qenë në gjendje të mbështesim pretendimin."