Ai e shpëtoi nga vdekja, dhe ranë në dashuri, historia më e bukur që keni lexuar
Ndonjëherë skenarët më mbresëlënës nuk i gjejmë në filma, është jeta ajo që krijon skenarët më të bukur dhe më të vërtetë. Kështu është dhe historia e dashurisë së çiftit nga India dhe Holanda. Në shkurt të vitit 2019 Napur Gupta po notonte, por rryma e dallgëve nuk po e linte atë të dilte në sipërfaqe.
"Pastaj pashë një burrë që po vinte drejt meje. Ai erdhi shumë afër meje, për të më mbajtur dorën dhe për të më tërhequr, por pikërisht në atë moment mua më tërhoqën dallgët tutje. As ai nuk ishte aq i fortë sa të më tërhiqte mua në breg. Por nuk u dorëzua. Bosnyak ndaloi në një shkëmb në det dhe i bëri shenjë rojeve bregdetare që të më shpëtonin. Kështu që sapo ata panë një njeri mbi shkëmb duke lëvizur krahët, erdhën menjëherë dhe më nxorën nga deti. Kur dolëm në bregdet pashë se njeriu që më shpëtoi jetën, Bosnyak, ishte lënduar dhe po i dilte gjak", tha ajo për CNN.

Ndërsa Bosnyak u shtri në shezllonin e bregdetit, Gupta vrapoi drejt dyqanit më të afërt, për të marrë alkool, që t'i kuronte plagët njeriut që e shpëtoi. Gjithashtu ajo bleu akullore dhe çokollata. Pasi kthehet në plazh, Gupta fillon të kujdeset për Bosnyak, raporton Ora News.
Pesë gabimet stilistike që na bëjnë të dukemi keq
8 Maj, 11:51
"Gjithçka ndryshoi, për mua, në atë moment," kujton ajo. "Zemra po më rrihte fort". "Unë mendoj se ishte një moment magjik," thotë ai për CNN, raporton Ora News. Që prej atij momenti çifti janë bashkë dhe më se të dashuruar. Pavarësisht kulturave krejt ndryshe, ata e gjetën gjuhën e përbashkët dhe janë më se të lumtur, duke gëzuar dashurinë e tyre midis Azisë dhe Europës


