VIDEO/ Qeni i Presidentit "konkurron" për vëmendje gjatë intervistës televizive të drejtpërdrejtë
Gjatë një interviste për televizionin RTÉ, të presidentit Irlandez Michael D. Higgins shihet qeni i tij i pakënaqur nga mungesa e vëmendjes, fillon t'i ngacmojë gishtat dhe të brejë rrobat.
Presidenti Higgins edhe pse ne një situatë të sikletshme, arriti të qëndronte i qetë dhe të vazhdonte intervistën, pavarësisht shpërqendrimit nga shoqëruesi i tij i lezetshëm.
Intervista u bë për të nderuar mikun e tij , aktorin irlandez Tom Hickey, vdekja e të cilit u njoftua një ditë më parë.
Presidenti ka dy qen, Misneach dhe Bród. Ai më parë kishte edhe një qen të quajtur Síoda i cili vdiq vitin e kaluar.
Video është bërë virale në internet me më shumë se 240,000 shikime dhe 53,000 pëlqime në TikTok. Ajo është shpërndarë gjithashtu qindra mijëra herë edhe në Twitter.
There was a lot going on in our @rtenews interview yesterday #rtenewsbehindthescenes @PresidentIRL @PaulDeighano pic.twitter.com/2zaJo3fRiY
— Sinéad Crowley (@SineadCrowley) May 3, 2021
