Japonia ndërton një statujë gjigante kallamari me lekët e ndihmës së Covid-19

Një qytet bregdetar në Japoni ka përdorur financimin e një ndihme emergjence të Covid-19 për të ndërtuar një statujë gjigante  me pamjen e kallamarit.

Krijesa e detit me gjatësi 13 metra shtrihet në portin e Noto, ku kallamarët fluturues janë një nga atraksionet  e qytetit.

Raportohet se janë përdorur 25 milion jen (228,500 dollarë)  të fondeve emergjente për të ndërtuar statujën.

Zyrtarët e Noto shprehen për mediet lokale se statuja është pjesë e një plani afatgjatë për të joshur turistët pas pandemisë.

Japonia po lufton me një rritje tjetër të rasteve të koronavirusit dhe Tokio aktualisht është nën një gjendje të jashtëzakonshme.

Qyteti i peshkimit Noto,i cili ndodhet në prefekturën Ishikawa në bregun qendror-perëndimor të Japonisë, ka pasur një numër shumë të ulët rastesh, por është ndikuar nga rënia e konsiderueshme e turistëve.

Noto mori 800 milion jen (7.3 milion dollarë) përmes granteve kombëtare, të cilat kishin për qëllim si një nxitje ekonomike emergjente për të ndihmuar zonat rajonale të prekura nga pandemia, raporton BBC.

Fondet nuk duhej të shpenzoheshin drejtpërdrejt për lehtësimin e Covid. Disa megjithatë kanë kritikuar administratën e qytetit për shpenzimin e kaq shumë parave në statujën gjigant, veçanërisht pasi pandemia nuk ka mbaruar ende.

Ashtu si në shumë vende të tjera, pandemia e koronavirusit ka goditur keq industrinë e turizmit në Japoni. Vendi po pret zhvillimin e Olimpiadës këtë vit, por asnjë tifoz ndërkombëtar nuk do të lejohet të jetë i pranishëm, e cila mund të shkojë në humbje prej 200 miliardë jena (1.8 miliard dollarë).