Blinken: SHBA, përkrah Ukrainës

Amerika do të qëndrojnë krah Ukrainës për të garantuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e saj përballë Rusisë.

Tensionet Ukrainë-Rusi sollën të enjten në Kiev Sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Në takimin me homologun ukrainas, Blinken tha se agresioni rus nuk e ndihmon asnjërën palë.

"Realisht jam për një arsye të thjeshtë, që në emër të presidentit Bajden të konfirmoj me forcë zotimin tonë për partneritet mes dy vendeve."

Gjatë vizitës në Ukrainë, kryediplomati amerikan takoi presidentin Volodimir Zelenski, parlamentarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Me ta diskutoi për konfliktin e rindezur në Donbas, në rajonin ku përplasjet me separatistët prorusë ndër vite kanë lënë 13 mijë viktima.

Blinken mbërriti për një ditë nga Londra pas takimeve në kuadër të G7-ës me ministrat e jashtëm të 7 shteteve demokratike më të zhvilluara, të cilat bashkërisht dënuan sjelljen destabilizuese të Moskës në botë.

Presidenti Zelenski ka thënë se dëshiron nga SHBA-ja që ta mbështetë Ukrainën në ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që të ketë më shumë mundësi të mbrohet ndaj agresionit rus.