McAllister uron Ramën: Suksese për mandatin 3, Ballkani Perëndimor do të bëhet anëtar i BE-së

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

McAllister i uron Ramës suksese në mandatin e radhës dhe thekson se procesi i zgjerimit ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së.

McAllister: Z. Rama me lejoni t'ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e BP do të bëhen anëtare të BE-së.