50 vjeçari u dogj në punë, Gjykata vendos masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurië teknike

Gjykata e Fierit ka vendosur sot masën e sigurisë 'deryrim paraqitje ' për shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte Erion Alushaj.

Në fshatin Kash në Mallakastër gjatë së hënës mori flak një tubacion pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës dhe për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.

40 vjeçari Erion Alushaj akuzohej për veprën penale ' shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë', pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.