Pas kërcënimeve Elvisi publikon mesazhet me Antonelën dhe Sindin: Më falni që po i nxjerr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2021, 10:23
Elvis Lushi ka qenë i ftuari i parë në emisionin Glamour Zone në TV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka folur edhe për marrëdhënien me Sindin dhe Antonelën.
Nder të tjera, Elvisi pranoi të bëhej pjesë e nje sfide të Ester, e cila i kërkoi të publikonte mesazhet e fundit me Antonelën dhe me Sindin.
Elvisi u kërkoi falje publike vajzave që po publikonte këto mesahe dhe sqaroi se bisedoi për herë të fundit me Antonelën pasi doli nga emisionin sepse e kishte kërcënuar dikush që pretendonte se ishte familjar i saj.
Por pas sqarimit, rezultoi se nuk ishte e vërtetë.
Për më tepër ndiqni videon e plotë, për të lexuar mesazhet mes tyre.


