Loco sqaron të vërtetën, tregon për herë të parë çfarë droge ka provuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2021, 22:53
Duke qenë se është një djalë i mbuluar nga tatuazhet, shpesh shumë persona mund të mendojnë se Elvis Lushi, është edhe një konsumator i lëndëve narkotike.
Por si qëndron e vërteta ai e sqaron për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin "Glamour Zone".
"Bëre mirë që dole në këtë temë sepse shumë njerëz që më shohin me tatuazhe e keqkuptojnë. Unë nuk i kam provuar lëndët narkotike sepse mua gjërat që më pëlqejnë vazhdoj t`i konsumoj. Dhe kam menduar që nëse do më pëlqejnë do të bie dhe hajde të ngrihem prapë. Me shoqërinë kam provuar cannabis, por ajo as drogë nuk quhet" thotë Elvisi.


