Shitët liritë dhe dinjitetin për sufllaqen!
Shqiptarët votuan për prishjen e dy Teatrove Kombëtare dhe ndërtimin e të riut,që ironikisht nuk ka as projekt,dhe nuk do jetë aspak ai moderrni i denjë për 100 vitet e ardhshme, siç mashtron propaganda e perrlyrtshme e rilindasve dhe veglave të tyre,p or ky nuk është problemi im.
Une jam bir i këtij populli dhe i binden dhe ose është e gabuar.
Ne fund të fundit çdo komb ka rrugëtimin e tij në histori,të drejtë apo të gabuar,unë jam pjesë e këtij rrugëtim si djal i këtij vendi,që nuk e mohoj kurrë dhe kur gabon...nuk laj duart si Princ Pilati,por marr përgjegjësitë që më takojnë.
Nuk më pëlqen vota kundër Teatrit por si qytetar dhe bir i këtij vendi,i nënshtrohem këtij vullneti dhe pse nuk e di sa i vërtet dhe i padeformuar është ky vullnet!
Mesa duket shqiptarët nuk e duan teatrin(sigurisht jo të gjithë),por një pjesë e konsiderueshme e tyre po.Foli vota e blerë dhe e deformuar që më la shije shumë të keqe sido që të ishte,ose është,foli!
Nuk e konsideroj veten të mundur personalisht,përkundrazi personalisht fitova në çdo aspekt.Fitova dinjitet,luftova për një gjë që më përket në vete të pare,përballova çdo gjë,sulm,të ulët dhe nën brez,shpifje,armiqësi,tradhëti, polici, denigrim,rrotullim të kockave të prindërve të mi të ndjerë në varr etj, etj, dhe këto i bëra më kokën lart pa u shitur e blerë, por ballelart dhe me kurrajo, duke parë këdo drejt në sy dhe duke thënë atë që mendoj me sinqerit dhe brendesi.
Ishte, është dhe do të mbetet,nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë,për të cilat do jem krenar deri në frymën e fundit,pas familjes time,karierës dhe dinjiteti që kam.
Kushdo që do guxojë të përpiqet,qoftë edhe larg e larg të më cenoje për këtë do jetë vetëm qesharak dhe mjeran,sepse nuk më prek dot...jam shumë krenar si natyrë.
Unë personalisht FITOVA.
Humbi arti,qytetaria,emancipimi dhe e mira.
Për këtë duhet të shqetësohemi të gjithë si shoqër. Sa per gjithë sufllaqet mjerane të pushtetit,nuk ka ndjen se ç'thonë,vetëm atë qelbesirrlekun që artistët qenkan parazitë, dembele, që jetojnë në kurrize të popullit, atë t'a marrin mbrapsh me përbuzjen t'ime më të madhe...
Sepse ne artistë e dimë se sa punë djersë gjak dhe pasjon, e orë e orë të tëra punë bëjmë njësoj si profesionet e tjera, pa llogaritur dhe indiferencën, madje dhe armiqësinë që kemi pasur kundër ndër vite,gjë që i finalizua me sulmin politik dhe policor e ligjor që na i bë nga rilindja.
Jahti luksoz i nisur nga Napoli ankorohet në brigjet e Sarandës
29 Prill, 18:19
Të gjithë ata që votuan (ndërtua dhe artistë),për prishjen e Teatrit në 25 prill,e pranoj vullnetin e tyre të mbrapsht,por prapë i them turp për ju.Ju jeni të humbur.
ALEANCA FITOI,madje thellë.
Që këtej e tutje,do mbetem si tërë jetën t'ime mbrojtës i dinjitetit të artistit(dhe atyre padinjitareve ndër nesh),dhe i institucioneve të artit dhe kulturës.Do jem gjithmon antirilindje,me t'a nuk mund të kem kurrë mirkuptim dhe kjo është e kuptueshme besoj! UNE NUK DORËZOHEM.
Suksese në jetë rilindas dhe sufllaqime rilindase.
Humbet gjithçka, liritë, dinjitetin, artin,pasionin,karakterin, arsyet pse ekzistoni,shitet liritë dhe dinjitetin për sufllaqen!



