Këto zgjedhje për opozitën ishin "luftë"

Analisti Ben Andoni ishte I ftuar në studion e Ora News për të komentuar projeksionet e numërimit një ditë pasi shqiptarët hodhën votën e tyre për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri. (Shenim: Titulli redaksional) 

PD ka qenë e vetme në këto votime. LSI duhej ta ndihmonte realisht.

Unë i përmbahem asaj që do ishte më mirë një listë e përbashkët. Dhe sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj si njerëz realisht që kanë dhënë për Partinë Demokratike, si z.Mima, z.Gjata, të ishin aq pas në lista. 

Është kali i betejës, ajo është fytyra me të cilën ti përballesh në luftë.

Rama tallet e merr si sport. Në fakt për opozitën ishte luftë. E para të futej në sistem, e dyta të lexonte vullnetin e shqiptarëve.

Ne problemin tani e kemi me problemin demokratik. Ne po shkojmë më trendin e Polonisë, që çalon shumë në demokraci.

Është e pamundur për mua që aleatë të cilët kanë parti shumë inekzistente, nuk dua ti ofendojë, të marrin peshën e individëve të PD që kanë mbajtur peshën e një opozite shumë të vështirë.

Unë nuk e kuptoj Benin pse nuk duhet të ishte në Kukës, i cili ka qenë mendjehapur për sa i përket çështjeve diplomatike të PD.

PD-ja me këtë që po them, ka çaluar në shumë raste.

Marrim problemin ekonomik. Ju e keni parë në shumë përballje. Z.Basha ishte shumë i paqartë për të treguar recetimin e nevojshëm.

Z.Teliti që e ka mbrojtur në çdo moment ju e dini se në çfarë vendi është.

Ka një lloj maturimi për individët politikë.

Individi politik, edhe kur mban fjalimin në parlament, caktohet ose Bushati për probleme juridike, por për probleme diplomatike është Ben Çeku, sepse ka investuar ka provua dhe është testuar. Nuk mund të bësh eksperimente thjesht për konjuktura.

Ky është një problem i madh. Për të gjitha këto ne nuk mund të fshihemi si struci.

Personalisht, në fillim, nuk më kanë pëlqyer daljet e PD dhe pastaj daljet e PS. Le ti lemë dhe dy ditë njerëzit të gëzojnë, sepse kanë qenë dhe dy ditë shqiptarët për herë të parë panë se çfarë ishte vota e tyre.

Vetëm në këto 2,3 ditë janë shqiptarët të lirë.

Më besoni, si në të gjithë vendet pseudodemokratike, ne të gjitha vendet e Lindjes, ne e depozitojmë votën dhe marrim njerëz si ato opozitarët që ishin në Parlament që u mbivendosën, të cilët nuk na e përfaqësonin votën. Por megjithatë ata ishin nga vota jonë.

Ky është problem shumë i madh dhe nuk është kaq e thjeshtë siç e thoni për listat. Nëse flasim për pengesat e javëve të fundit kanë luajtur rol jashtëzakonisht të madh.


Ngjarja e Elbasanit ishte ngjarje pa precedent, ngjarja e Kavajës po ashtu.

Edhe për një arsye tjetër. Gjithmonë institucionet e pavaruara te ne, janë gjithmonë 2, 3 hapa mbas politikës.

Politika mbetet gjithmonë forca e cila vendos.

Në fakt institucionet duhet të vendosin dhe shikoj të gjithë kahet nuk e duan.

Nuk e duan sepse nuk i pëlqejnë rregullat e lojës.

E shikoj dhe tani uroj që mos të ketë akuza. Sidomos pas daljes së raportit të parë që vuri pikat mbi i. Raporti tjetër do jetë diçka më e detajuar, por neve na intereson një fushatë zgjedhore normale.

Kam frikë atë që flitet që në rast të një trendi të tillë, Rama të bëj një eksperiment tjetër dhe nuk do më vinte mirë për PD, të përfshijë zotin Basha në strukturë.Eshtë e mirë për reformat por nëse ke vullnetin e partisë që përfaqëson. Në këtë moment nëse Basha ka këtë lexim humbet shumë kredo morale. 

Mos harroni 

Nëse në qarkun tonë, në qarkun e Durrësit, Elbasanit nëse PD do fitojë ka një kredo shumë të madhe morale të flasë para, por dhe po fitoi Tiranën është, fitore e madhe.