Demalia: Të gjithë bashkëpunuan për të ngritur ngrehinën politike të rrënimit të demokracisë.
Analisti Ilir Demalia ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit ku fituese doli Partia Socialiste.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Sebastian Zonja, Demalia shpreh shqetësimin pse djem të rinj dhe njerëz me profil qytetar të denjë nuk marrin dot mandate e refuzohen nga populli. "Kjo është e tmerrshme"
“Është e tmerrshme që Tom Doshi të regjistrohet në figurat kryesore politike kryesore në politike. Kështu e kanë ushqyer partitë politike politike. Tom Doshi ka filluar me Partinë Demokratike dhe Paulin Sterkaj e më pas pasi fuqizohen ekonomikisht përdoren si banditë nga klanet e bandave politike. Po su thanë gjërat si janë Basha mund të bërtasë sa të dojë, fitore, dhe Rama të thotë bashkëpunoj me Bashën, por të vetmit kampionë janë këta horra të politikës që janë pasuruar mbi këtë politikë dhe nuk bëhen transparent. Nuk ka institucione drejtësie, vetëm për demokraci nuk bëhet fjalë në Shqipëri. “
Më tej ai ka komentuar dhe lajmin se PS do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke shtuar se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.
“Presidenti Meta duhet t’i qëndrojë fjalës që tha para zgjedhjeve tha se do të japë dorëheqjen nëse PS merr pushtetin.Tashmë rezultati ka dalë dhe nuk ka asnjë dyshim se PS me në krye oligarkun e oligarkisë kriminale politike në Shqipëri do të drejtojë qeverinë edhe për 4 vite. Politikanët shqiptarë duhet ti japin fund karagjozllikut, politikanët shqiptarë nuk mbajnë fjalën. Njerëzit janë të ftohur dhe kanë një neveri nga cilado bandë politike. Të gjithë kanë bashkëpunuar për të ngritur këtë ngrehinë politike të rrënimit të Shqipërisë dhe demokracisë.”
Demalia argumenton se opozita nuk mundi të krijojë frymë dhe të sjellë figura me kredibilitet.
“Unë si qytetar nuk mund të pranoj as Edi Ramën që ndërton vilën e madhe në Surrel e thotë e kam ndërtuar me piktura. Si ky ka mijëra piktorë. Por nuk mund të marrë as Lulzim Bashën që ka marrë 13 milionë euro me një tokë të marrë ilegalisht në Vlorë, ia shemb Edi Rama, pastaj ia paguajmë me taksat e shqiptarëve.
Nuk mund të pranojmë as Ilir Metën e Berishën me vilat në Gjirin e Lalëzit. Pse do përkëdhelim këta se mos na shpëtojnë jetën kur populli është në varfëri totale?! A ka ndërgjegje e sedër që të marrin këta si grup e ti nxjerrin jashtë politikës! Çfarë kanë bëra këta vezën e kuqe?! Këta meritojnë ndëshkim, nuk meritojnë asnjë votë! Më mirë ia jap Endri Shabanit, Adriatik Lapajt! Na kanë bërë që të mos kthehemi në Shqipëri"
