Analistët: Ligjërimi i PD-së i përmbajtur, retorika e Metës dha efekt negativ në rezultatin e opozitës

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se PD kishte ligjërim politik të përmbajtur në këto zgjedhje.

Dyrnjaja: PD kishte ligjërim politik të përmbajtur në këto zgjedhje. Xhelali deklaratën e bëri si demokrat, autokritikën si socialist.

Ndërsa gazetari Arbër Hitaj theksoi se Meta ka dhënë efekt negativ në rezultatin e opozitës pasi retorika e tij nuk ka qenë normale.

Hitaj: Meta ka dhënë efekt negativ në rezultatin e opozitës. Retorika e tij nuk ka qenë normale duke nxjerrë fotot e njerëzve dhe duke i bullizuar. Në retorike fushatën më të mirë e bëri PD.

Nga ana tjetër, analisti Nertil Jole pohoi se pritshmëria ishte që ditën e zgjedhjeve do të ndodhin situata jo të pëlqyeshme

Jole: Pritshmëria ishte që ditën e zgjedhjeve do të ndodhin situata jo të pëlqyeshme. Dy ditë më vonë presidenti pati një gjuhë gati-gati si përfaqësues i OSBE ODHIR.

Ai shtoi se ka një rikthim të gjuhës së presidentit Meta si ditët para zgjedhjeve tashmë, pas deklaratave për qetësi dhe demokraci.