Kërkojnë largimin e Bashës, Imami: Nëse Rama është kriminel që vjedh të gjitha zgjedhjet, PD të mbyllet fare

Një grup prej 10 zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Partisë Demokratike, themelues dhe studentë pranë saj qysh nga dhjetori 90, publikuan në mesditë një deklaratë, ku bëjnë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve kryetarin e saj, Lulzim Basha dhe kërkojnë dorëheqjen e mënjëhershme të tij.

Arben Imami, një prej firmëtarëve e kërkesës, i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se kjo kërkesë e tyre bëhet për faktin se Basha nuk jep dorëheqjen dhe nuk reflekton për humbjet radhazi të betejave elektorale.

Imami: E kërkojmë dorëheqjen se nuk e jep. Njeriu që humb katër palë zgjedhje duhet të japë dorëheqjen. Basha de facto pranoi mbrëmë rezultatin e  zgjedhjeve  ashtu sikurse de facto nuk reflekton për të marrë përgjegjësitë e tij dhe mendon se duhet të fillojë një luftë tjetër që sipas hesapeve të mia del 8-12 të tjera por mund të jetë dhe më pak.

Nuk është kërkesë e pazakontë kur ata që duhet të reflektojnë për përgjegjësitë e tyre nuk reflektojnë dhe nuk është kërkesë e pazakontë për njerëz që e kanë jetën të lidhur për këtë parti, kemi punuar me vite. Fatkeqësisht këto zgjedhje nuk sollën atë që duhet të sillnin, duhet të vinte rotacioni politik.

Zgjedhjet nuk sollën rotacion politik, nuk sollën një reflektim për shkaqet e të keqes në këtë vend që qëndron aktualisht në disa kolona kushtetuese, ligjin për partitë, ligjin elektoral. Nuk sollën një reflektim për gabimet që janë bërë, janë bërë gabime shumë të rënda, nuk sollën reflektim për sjelljet e liderëve që kanë qenë ekstreme.

Sot dalin nga parlamenti, nesër ulen në tavolinë dhe arrijnë çfarëdo që do ai tjetri. Qytetari shqiptar nuk ka nevojë për këto ekstreme, mund të jemi shumë më të moderuar, mund të bëhet një politikë shumë më e mirë. Nga ana tjetër 8 vjet të Edi Ramës pa opozitë dhe 4 të tjerë tani, janë shumë shumë shumë. Kjo ka qenë një nga qeverisjet më të këqia që ka parë ky vend.

Numri i simbolik që fshihet pas kësaj kërkesë për Imamin nuk është një problem pasi mund ta kishte bërë dhe i vetëm.

Imami: Unë do ta kisha kërkuar dhe vetëm, idetë nuk janë çështje numrash. Kemi mbledhur para katër vjetësh lista me 100-200 njerëz, nuk është halli te njerëzit. Këta janë njerëz që kanë pasur një produkt dhe kontribut te PD, u mblodhëm. Iniciativa nuk ka lidhje me numrin por idenë.

Ish-deputeti demokrat, Arben Imami, thotë se nuk ka dijeni mbi mënyrën si ka funksionuar Kryesia e PD gjatë kësaj kohe pasi prej dy vitesh nuk është më pjesë e saj. Por tashmë që gjithçka ka mbaruar, ai kërkon një analizë.

Imami: Nuk kam dijeni për 2 vitet e fundit, deri para dy vitesh kam qenë anëtar i Kryesisë dhe kam bërë përpjekjet e mia. Me gjithë respektin për kryetarin e zgjedhur, qoftë dhe në mënyrë të diskutuar, i kam thënë përcakto disa objektiva për zgjedhjet lokale dhe të tjera.

Pasi u bë Kongresi dhe kam qenë jashtë kam mbajtur një qëndrim që nuk mund ta ndihmoja më këtë reformim të brendshëm të partisë. Muajt e fundit që kanë qenë muaj fushate nuk kam folur. Tani që të gjitha janë mbyllur secili ka të drejtën të bëjë analizë.

Kërkojnë largimin e Bashës, Imami: Nëse Rama është

Vetë statuti i Partisë Demokratike nuk e ka zgjidhur këtë çështje, por Imami thotë se standardi është vendosur, duke nënkuptuar dorëheqjen e Berishës në 2013.

Imami: Nuk thotë gjë statuti i PD për këtë gjë. Standardi është vendosur. Kufizimi i mandatit të Kryeministrit për Bashën është një kriter shumë i thjeshtë pasi nuk ka për tu bërë ndonjëherë Kryeministër, ky tjetri që të humbësh më tepër se dy herë zgjedhjet është problematik për Bashën. PD, njerëzit,votuesit i kanë bërë përpjekjet e tyre. Kam parë dhe një farë entuziazmi.

Edhe pse PD është rikuperuar dukshëm nga zgjedhjet e 2017 me vota dhe numra në Kuvend, Imami ka një tjetër lexim për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Imami: Rezultati është identik me 2017 dhe më keq se në 2013. 77 vënde të PS kanë qenë në 2017, 77 vende janë sot. Nuk ka asnjë karrige në parlament më tepër. Kjo është serioze. Votat që LSI ka marrë në 2017 për shkak të sjelljes së tmerrshme elektorale që e shiti PD te PS, njerëz të PD që kanë dashur të votojnë kundër Edi Ramës nuk e kanë gjetur vendet dhe kanë shkuar te LSI. Kësaj radhe u kthyen, lavdi Zotit. Por kur i mbledh të dyja bashkë, po ajo punë është. Nuk prodhon rotacion nëse dy parti të opozitës shkëmbejnë me njëra-tjetrën, rotacioni bëhet kur merr vota.

Kreu i PD, Lulzim Basha, por edhe eksponentë të tjerë të PD, përfshirë ish-kryeministrin Berisha,  i kanë anatemuar këto zgjedhje duke e akuzuar Ramën për blerje të votave, intimidim të votuesve, manovra me numëruesit duke nxjerrë vota të pavlefshme.

Megjithatë për Imamin këto nuk justifikojnë humbjen e PD pasi tashmë kundërshtari politik dihet se kush është.  Teksa shtron një pyetje për Berishën, ai thotë se nëse vazhdohet me logjikën se Rama vjedh zgjedhjet dhe PD nuk arrin dot fitoren atëherë më mirë të mbyllet si parti.

Megjithatë për Imamin këto nuk justifikojnë humbjen e PD pasi tashmë kundërshtari politik dihet se kush është.  Teksa shtron një pyetje për Berishën, ai thotë se nëse vazhdohet me logjikën se Rama vjedh zgjedhjet dhe PD nuk arrin dot fitoren atëherë më mirë të mbyllet si parti.

Imami: Çdo humbje ka më shumë se një arsye. Pyete zotin Berisha, në 2005 po të humbje për të dytën herë zgjedhjet do të jepje dorëheqje pasi ti kishte marrë votat Fatos Nano, bandat e Lushnjes, të Fierit etj. Po, jo? Nëse do të qëndronte, le të qëndrojë dhe ky. Nëse nuk do të qëndronte mos t'ja japë këtë licencë.

"Faktet janë fakte. Për çdo vendim, pasojë ka më shumë se një arsye. Vetëm në fizikë bëhen eksperimentet në kushte ideale, në shoqëri ka gjithmonë më shumë gjëra sesa një por asnjë nga ato nuk mund të ankohesh. E para nuk e vërteton dot se është për të dyja palët. Nuk përjashtohet që votuesit e PD të jenë ngatërruar më shumë se ata të PS. Por e ke nënshkruar, je marrë vesh që të bëhet ai votim. Nëse e di se votuesi jot e ka më të vështirë, cila është puna e partisë, pse e pranon? E di që votuesi jot e ka të vështirë, duhet të punosh" shton më tej ai.

Imami: Në 2005 ka qenë më keq. Por nëse Rama është kriminel që i vjedh të gjitha zgjedhjet dhe me 100%  PD nuk do të fitojë asnjëherë, pse nuk e mbyll PD, nuk na duhet. Kur të vendosë Edi Rama të bëjë zgjedhje të lira të na bëjë një njoftim të mblidhemi dhe të vëmë prapë Lulin që ti fitojë. Na duhet një kryetar i PD që të luftojë.

I pyetur se kush mund të jetë figura që mund ta çojë PD në kohët e arta të Sali Berishës, Imami flet për radhë kilometrike në radhët e demokratëve por pa dhënë emra.

Imami: Me kilometra. Nuk kanë qenë kohë të arta por kohë normale që PD duhet të fitonte. PD i ka pasur zgjedhjet të fituara në 2017, me një njeri që thjesht të ishte serioz, mesatar dhe të mos bënte këto gabime të rënda që janë një pas një qoftë me Kushtetutën, braktisja e parlamentit, braktisja e zgjedhjeve.

Kemi dy modele zgjedhjesh, dy fitore të mëdha. Kemi 1992 dhe 2005. Asnjëherë nuk mund të përsëritet e njëta gjë,  nuk është më Berisha, personalitet i rëndësishëm jo thjesht i PD por i historisë tonë të 30 viteve. Ky që kur ka ardhur ka dënuar qeverinë e Berishës dhe Berishën. Nëse ka një njeri që e ka bërë për dy lekë Berishën është ky, jo kundërshtarët e tij. E ka goditur PD mu në zemër. Me çfarë mburret PD? Me 8 vite të qeverisjes së Berishës, Shqipëria në NATO, kilometra rrugë, 60 e ca % interneti.

Imami e përjashton totalisht një bashkëqeverisje Rama-Basha, duke deklaruar se kjo do të çonte PD në shkrirje.

Kërkojnë largimin e Bashës, Imami: Nëse Rama është

Imami: Do të ishte fundi dhe turpi i PD një koalicion i madh aq më tepër që ai ka 74, turp i madh që PD të hynte edhe sikur të kishte 69 Edi Rama. Nëse do të hyjë, të hyjë një parti e majtë që është LSI. Kjo është për ta shkrirë PD dhe fatkeqësisht që në 2017 të gjitha planet janë bërë mbi këtë bazë sepse zoti Basha nuk beson te PD dhe fatkeqësisht nje pjesë e PD beson ende te Basha.

Imami nuk tha se cili do të jetë aksioni i radhës i kundërshtarëve të Bashës por i sigurt është se nga kryedemokrati nuk do të ketë asnjë reflektim mbi këtë kërkesë, duke u shprehur se Basha nuk e ka këtë aftësi.

Imami: Bombë atomike nuk kemi në dorë, kemi një fjalë për ta thënë, e kemi për detyrë. Nëse PD do të humbë zgjedhjet e 2025, mund ta vazhdojë në këtë mënyrë, askush nuk e ndal askënd kur do ta zgjedhë rrugën e keqe.