Zgjedhjet/ Pëllumbi: PS ishte përgatitur prej një viti, ja pse votat dolën të pavlefshme
Sekretari Organizativ të Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, shprehet se forca e tij polike klishte 1 vit që po përgatitej për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për Ora News me Matilda Mcinin, Pëllumbi u shpreh se manaxhimi I pandemisë dhe tërmetit, ishin dy sfida që u përballuan me sukses, dhe sipas tij kjo bëri që qytetarët të besojnë sërish te PS.
“PS ishte prej 1 viti në përgatitje të këtij procesi, objektivi ishte që të sigronim mbi 71% mandate. Nuk është një gjë e rastësishme është një gjë që PS ka punuar, si në aspketet organizative si dhe në përballimin e dy sfidave si tërmeti dhe pandemia.
Pandemia ka vendin e vetë, vaksinimi ka vendin e vetë sepse solli një lloj qetësie dhe relaksimi të të gjithë popullsisë. Por në ato sondazhe që kemi bërë ekonomia ishte e para për qytetarët. Manaxhimi I pandemisë ishte në mënyrë të shkëlqyer.”
Më tej thekson se PS, ka një program për të ardhmen dhe për ringritjen ekonomike të Shqipërisë.
“Kemi projekte për të bërë në të ardhmen. Nga viti 2013 gjetëm një rritje ekonomike në 0,8%, ne arritëm në më shumë se në 4%. Ne gjetëm një ekonomi që ekporonte vetëm në 100 milionë euro dhe e çuam në 400. Kanë filluar investimet në Durrës, në Rinas, Aeroporti për Vlorën është firmosur."
Teksa ka folur për numrin e madh të votave të pavlefshme, thekson se kjo gjë ka ndodhur për shkak se njerëzit nuk e kuptuan fletën e votimit.
“Ne mbështetëm dhe përkrahëm listat e hapura, domethënë votën preferenciale, në këtë zgjedhje kishte mundësi edhe për votën preferenciale. Ishte koha e shkurtër për t’I sqaruar njerëzit, dhe kjo dha një lloj pavlevshmrie. Ishte një pavlefshmri për kuptimin e fletës së votimit. Është një numër që duhet parasysh për zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë anët kanë pasur numër të lartë fletëve të pavlefshmërisë. Kultura në demokraci duhet të arrijë në nivelet që humbësi të uroj fituesin dhe mendoja se në këtë proces do të arrihej kjo gjë. Ky ka qenë një proces zgjedhor më të qeta në Shqipëri."

