Kapet tjetër ngarkesë me kokainë në brigjet e Adriatikut, 575 kg ishin fshehur në kontejner me banane



Policia kroate ka konfiskuar një sasi prej 575 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner me banane, në portin e Adriatikut. Mësohet se kokaina ka ardhur nga Amerika e Jugut.

Zyrtarët e policisë dhe doganave zbuluan ngarkesën me kokainë gjatë një kontrolli të rastësishëm në kontejnerët që mbërrijë nga Amerika e Jugut.

Kapet tjetër ngarkesë me kokainë në brigjet e Adriatikut,
Ne foto: Ngarkesa me kokaine e bllokuar ne portin kroat

 

Vitet e fundit ky porti është bërë një nga portet qendrore të Evropës përmes të cilit transportohet kokaina nga Amerika e Jugut, shkruan AP.

Vlerësohet se kokaina e sekuestruar ka vlerë pres 65 milionë eurosh. 

Sipas kreut të departamentit kriminal të administratës së policisë së qarkut Dubrovnik-Neretva, Zoran Tikvica, kokaina e gjetur nuk ishte destinuar për "tregun" kroat, por për shpërndarje në "tregun" e zi në vendet fqinje.

Askush nuk është paraqitur për të marrë drogën dhe nuk ka pasur arrestime deri më tani, thotë policia.

 

Më 10 prill në portin e Durrësit u sekuestruan 143 kg kokainë