Kurti votoi në Tiranë, Grenell: Komuniteti Ndërkombëtar të jetë dyshues ndaj tij
Votimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri për herë të parë për zgjedhjet parlamentare nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja apo edhe për ish të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve, për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell.
Përmes një reagimi në Twitter, ish zyrtari amerikan shkruan një mesazh në formë shqetësimi “Kryeministri i Kosovës, po voton në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon botës shumë për Kurtin. Komuniteti Ndërkombëtar duhet të jetë dyshues për qëllimet e tij.”, shkruan në mesazh ish i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve.
The Prime Minister of Kosovo is voting in the Albanian elections.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2021
This tells the world so much about Kurti. The international community should be suspicious of his motives. @WhiteHouse @SecBlinken @JakeSullivan46 @un https://t.co/3OzHkH9XJl
Kryeministri Kurti votoi gjatë paradites së sotme në kryeqytet në kopshtin 31 teksa shpjegoi se ushtroi të drejtën e tij të votimit duke qenë se mban edhe pasaportë shqiptare, veç asaj të Kosovës.
