Votoi në Tiranë/ Zemaj-Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin lart në Shqipëri

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka votuar Shqipëri.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka përmendur vdekjet nga Covid-19 në vend dhe mungesën e vaksinave, teksa thotë se kryeministri s’ka bërë asnjë reagim në lidhje me situatën pandemike në Kosovë.

“Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mban lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndjenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë.”

Kryeministri Albin Kurti ka votuar ditën e sotme në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.