Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin "Monstra"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 12:57
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”.
Më 23 shkurt të këtij viti Gjykata Penale e Shkupit e dënoi me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, më 12 prill.
Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Kurse, Sami Luta u lirua nga akuza në mungesë të provave.
