Ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Gjoba të larta e mbyllje deri në dy ditë të mediave gjatë fushatës elektorale

Kodi parashikon gjoba  e fikje sinjali, po nuk bëre “qokat” elektorale  

Ndryshimet e kodit zgjedhor ne korrik të vitit 2020, përfshinë disa nene për median të cilat në periudhë zgjedhore mund të kthehen në cënim të lirisë.

Përveç gjobave të majme në ligjin elektoral parashikojnë edhe mbylljen e  mediave deri në 48 orë. 

Në kod thuhet se  radiot dhe televizionet private, mbulimi i fushatës elektorale duhet të bëhet vetëm në edicionet e rregullta dhe speciale informuese dhe atyre nuk u lejohet t’u japin kohë transmetimi subjekteve politike për mbulim fushate.

Neni 84, pika 2 shkronja a,  sanksionon se nëse media shkel ekuilibrin e kohës së dhënë, ato mund të gjobiten nga 15 milion lek të vjetra deri në 30 milion lek.

Jo vetëm kaq, por në qoftë se shkeljet përsëriten KQZ urdhëron autoritetin e mediave që të mbyllin sinjalin për 48 orë.

Kodi  zgjedhor gjithashtu vendimet e  KQZ-së I jeh  si  titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimin e gjobës.  

E njëta masë deri në mbyllje të sinjalit parashikohen edhe për  debatet politike midis kandidatëve politikë,  në qoftë se kanali televiziv  nuk “mban  ekuilibrin” e kohës mes  partive politike.

Ajo çfarë mbetet pa sens dhe pa parashikim në ligj, por që mund të peshoje rëndë mbi median është rasti kur një parti politike refuzon një kanal televiziv që të dërgoje material fushate apo t'i njoftoje për aktivitet.

Kodi zgjedhor nik ka asnjë parashikim për raste të tilla duke ja lenë, barrën e dëmit partisë politike e si rrjedhojë duke cënuar lirinë e medias. 

Parashikimet e Kodit zgjedhor, sjellin një seri problemesh të tjera për median nga  gjobat  tepër të larta, mbyllja e sinjalit, apo dhe tek ndërhyrja e shprehjes tek gazetarët.

Po neni 84 pika 2,  shkronja ç,  thotë se brenda edicioneve informative, gazetarët e kanë të ndaluar propagandën, komentet ose qëndrimet politike.