“Letërsia nga burgu”, ish-Kryeministri analizon tekstet e shkrimtarëve shqiptarë që shkruan në burgje

Mospajtimi me regjimet autoritare si dhe kundërshtimi i tyre u kushtoi vite pas hekurave shumë shkrimtarëve shqiptarë e kosovarë.

Pavarësisht burgosjes dhe torturave ata nuk hoqën dorë nga i vetmi shërim që kishin, letërsia.

Analiza e teksteve të autorëve Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Frederik Reshpja, Kasem Trebeshina, Arshi Pipa, Visar Zhiti, Pjetër Arbnori e shumë të tjerëve vijnë të përmbledhura në librin e ri të profesorit kosovar Bajram Kosumi, me titull “Letërsia nga burgu”.

"Gjykatat jugosllave dënuan për 3 vjet mbi 1000 intelektualë, të rinj shqiptarë, studentë, shkrimtarë, gazetarë dhe shkaktuan shumë vuajtje dhe mjerim njerëzor, politik, social dhe ekonomik."

Për studiuesit vepra e ish-kryeministrit Kosumi përmban vlera të veçanta letrare.

"Na dëshmon një rezistencë, një ekzistencë të atyre njerëzve të cilët e përjetuan por këtë përjetim e kthyen në dëshmi."

Libri u prezantua në Shqipëri të martën në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.