Gjenden dy fleta të ngjitura në një kuti në KZAZ 66 në Berat

Një parregullësi është hasur në kutinë 3318 në Berat në KZAZ 66.

Kryetarja e kësaj qendre votimi, Kozeta Nushi shprehet se në këtë kuti kishte dy fleta të ngjitura, ku në njërën personi kishte hedhur votën e tij, ndërsa në tjetrën kishte vetëm një shenjë.

Ajo shton se fleta po rishikohet sërish sakaq shton se numri i votuesve nuk është i njëjtë me atë të fletave.

"Një parregullësi që u konstatua në një kuti votimi u bë prezent për anën e një procesverbali, i cili ju bashkëngjit një procesverbali përfundimtar të rezultateve. Ky rezultat do të shkojë së bashku me rezultatin përfundimtar në KQZ. Ne jemi të detyruar të kontrollojmë, dhe të hapim dhe lexojmë votën, e votuesit në çdo kuti votimi që nuk është e dëmtuar dhe është marrë në dorëzim si kuti e rregullt. Votat janë ashtu siç janë të pasqyruara në kuti. Në atë kuti ishin dy fleta të  ku njëra ishte e votuesit dhe tjetra kishte një shenjë, dhe si rezultat numri i votuesve nuk përputhej me atë të votave."-shprehet ajo.