Grushtat tek "1 Maji" procedohen penalisht tre vëzhguesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 10:56
Tre vëzhgues të VNV të shkollës “1 Maji” po procedohen penalisht pas sherrit me grushta të ndodhur mbrëmjen e djeshme në këtë qendër numërimi.
Policia e Tiranës informon se tre të rinjtë do të procedohen për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Të proceduarit: J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç.

