Numërohen 2961 nga 5199 kuti, ngushtohet rezultati, PS 49 %, PD 39.37 % dhe LSI 6.99 %
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2021, 17:31
Deri në orën 17:21 sipas raportimit të KQZ-që janë numëruar 2961 kuti nga 5199 në total në rang vendi.
Partia kryesuese deri më tani shfaqet PS me 418888 vota ose 49 %.
PD-AN ka marrë 336935 vota ose 39.37 % .
LSI në rang vendi ka marrë 59588 vota ose 6.99 %.
PSD e Tom Doshit, i cili është tërhequr tashmë nga gara për deputet ka arritur të marrë 18013 ose 2.11 %.
Vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin, ndërkohë që janë edhe 2238 kuti për të hapur.
Deri tani janë numëruar 3190 kuti votimi ose 61% në rang vendi.Ndërsa të pavlefshme janë rreth 50000 ose 5.3% të votave numëruara. Pothuajse 20000 më shumë se në 2017 duke llogaritur shifrën totale të votave
