Tepelena mbetet e majtë, por PS dhe LSI pësojnë tkurrje, PD ka rritje

Ka përfunduar numërimi në KZAZ që i përket bashkisë së Tepelenës.

Pas përfundimit të numërimit të 32 qendrave të votimit, rezulton PS fituese me 3433 vota. Në krahasim me zgjedhjet e 2017 rezulton se PS ka një tkurrje me gati 800 vota.

Ndërkohë Partia Demokratike në zgjedhjet e së dielës ka marrë 1431 vota, ka një rritje prej 196 vota në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2017.

Nga ana tjetër edhe LSI ka një tkurrje drastike të votave.


në zgjedhjet e së dielës LSI ka marrë 750 vota në krahasim me 1160 vota që ka marrë në zgjedhjet e 2017.