Rushaj: Njësia 8 do ti prijë fitores për ndryshim, PD në avantazh ndaj PS
Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Alfred Rushaj, deklaroi se njësia 8 në Tiranë do ti prijë fitores së PD dhe opozitës për ndryshim.
Duke folur për gazetarët nga KZAZ numër 38 në "Shkollën e Kuqe", ai tha se PD ka rikuperuar shumë nga zgjedhjet e shkuara dhe është në avantazh ndaj PS, ndërsa së bashku me LSI e thellon dhe më tej fitoren.
Rushaj: Në avantazh tani në këtë zonë dhe KZAZ është PD. Çdo votë duhet të numërohet, shqiptarët kanë votuar për ndryshim dhe kjo është e qartë. E shikoni dhe vetë që PD ka një avatantazh që po e thellon gjithnjë e më tepër. Si koalicion me LSI jemi në një avantazh të qartë dhe të thellë.Interesi jonë është të përfundojmë me intergritet këtë proces të numërimit të votave. Është me rëdësi të numërohet çdo votë.
Kemi të gjithë disponibilitetin tonë që ky proces të përfundojë në kohë dhe me integritet. Jemi në avantazh që do të thellohet dhe vullnetit të shqiptarëve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi. Kemi një përmirësim shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si PD.
Alfred Rushaj
Gjatë paradites ka pasur një pretendim nga përfaqësues të opozitës se po hapen ato kuti votimi ku mendohet se mazhoranca ka avantazh. Një gjë të tillë e konfirmoi dhe Rushaj.
Rushaj: Është një konstatim që e keni bërë dhe ju siç e keni parë trendi sot ka ardhur qartësisht në rritje për PD dhe opozitën. Siç duket kanë pasur nevojë për pak entuziazëm për mbështetësit e vetë por numrat janë numra, vota është votë dhe shumë shpejt avantazhi do të jetë publik.
Me votat e numëruara deri tani sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në qarkun e Tiranës me 48.35% të votave.



