PS merr Belshin, PD rritje me 1788 vota, rënie LSI

Ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet poltike në  Qendrat e Votimit në bashkinë Belsh të Elbasanit.

Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 5552vota, e ndjekur nga PD me 3946 vota dhe LSI me 145 vota.

Rezultati:

PS 5552

PD 3946

LSI 145

Ndërkohë në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 202 vota më pak, ndërsa PD 1788 vota më shumë. Përsa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 1532 vota më pak.

Rezultati 2017:

PS 5.754

PD 2.158

LSI 1.677