Mark Marku: Do marrim 4 mandate në Lezhë, ja truku që bëri PS në numërimin e votave

LEZHË- Kandidati për deputet në i PD-së në Lezhë, Mark Marku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve nërang kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Marku është shprehur se Partia Socialiste në procesin e votimit ka bërë një truk, duke numëruar bastionet që e nxjerrin fituese.

Ndërkohë, Marku shton se në qarkun e Lezhës, Partia Demokratike do të marrë 4 mandate.

" “Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt. Në rang kombëtar ka një truk nga Partia Socialiste duke numëruar bastionet e PS fillimisht. Mendoj se po mashtrohet opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”,