PD merr Klosin, PS 319 vota më pak se në 2017, mbetet pas LSI

KLOS- Ka përfunduar procesi i votimit në Klos të Dibrës.

Në Klos, fituese ka rezultuar Partia Demokratike e cila ka marrë 2738 vota, Partia Socialiste 3702 vota dhe LSI me vetëm 171 vota. PD ka marrë 36 vota më tepër se PS.

Rezultati:

PD:  3738 vota
PS: 3702 vota
LSI: 171 vota.

Ndërkohë në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 319 vota më pak se në 2017, ndërsa PD 968 më shumë. Përsa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 1620 vota më pak.

Rezultati i zgjedhjeve në 2017:

PS: 3.312

PD: 2.770

LSI: 1.791.