“Shitblerja e votës” Asambleja Parlamentare e KE: Po vëzhgon, presim hetimet

Shqipëria do të raportojë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës lidhur me hetimet që kanë lidhje me krimet zgjedhore.

Përfaqësuesi i delegacionit të kësaj ambasamblejë në konferencën e parë për shtyp të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit bëri të qartë se ka vëzhguar çdo incident të ndodhur gjatë fushatës elektorale dhe se këto nuk do të lihen pa u shënuar në raportin përfundimtar.

Delegacioni i PACE e di shumë mirë që ishte sfidë për administratën zgjedhore organizimi I këtyre zgjedhjeve në kohë pandemie.   

"Në përgjithësi mund të thuhet se dita e votimit shkoi shumë më mirë sesa fushata. E kuptojmë se nuk është e lehtë të provosh të gjitha shkeljet dhe nuk është detyra jonë, ne jemi vëzhgues dhe nuk jemi për të gjykuar. Për këtë arsye delegacioni i Asamblesë Parlametare të Këshillit të Europës është i vetëdijshmë për një sërë hetimesh nga autoritetet relevante shqiptare për raste serioze dhe pret të informohet nga autoritet shqiptare për rezultatet e këtyre hetimeve në kohën e duhur.

Ne preferojmë që në raportin final të vëzhgimit të këtyre zgjedhjve që do të miratohet nga Komisioni i Përhershëm i Asamblesë më 28 maj, të përmendja që PACE përmes procedurave të monitorimit dhe Komisioni i Venecias janë gati për të bashkëpunuar për të përmirësuar kuadrin ligjor”

A arritën të siguronin ndonjë lloj prove për shtiblerjen e votave?

“Gjatë ditës së votimit, ne patëm një pretendim të këtij lloji. Vëzhguesit tanë afatgjatë na informuan se kanë diktuar disa raste. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë si do të përfundojnë procedimet nga autoritet dhe do vazhdojmë të monitorojmë këtë process. Shqipëria është nën monitorim nga PACE."