Greqi/ Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në mes të arës

Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur nga një kalimtare e cila dëgjoi të qarat e bebes, në një arë në fshatin Aspropirgos të Greqisë.

Gruaja që gjeti vajzën e porsalindur menjëherë njoftoi policinë dhe urgjencën, informon CNN Greece.

Vajza ishte e mbështjellë me batanije me kordonin e kërthizës të pa hequr.

Sipas mjekëve foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht vështirësive që kaloi  në minutat e para të jetës.

Policia nuk përjashton mundësinë që nëna të ketë lindur në atë moment dhe më pas e ka braktisur foshnjën në mes të arës.

Departamenti i Aspropyrgos po merret me çështjen dhe prokuroria është informuar.

Një dëshmi do të merret përsëri nga gruaja që gjeti vajzën, ndërsa do të bëhet një kontroll në shtëpitë dhe  kampet që ndodhen rreth zonës.