Princi serb futet në Kosovë, shkon deri në qendër të Prizrenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2021, 13:38
Princi serb Philip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq, këtë fundjavë kanë vizituar Prizerenin dhe zonën e Rahovecit në Kosovë.
Sipas mediave serbe çifti zhvilloi disa vizita nëpër këto dy vende. Mësohet se ata u takuan me një numër serbësh që jetojnë aty.
Në Prizren, ata morën pjesë në liturgjinë në Manastirin e Kryeengjëjve të Shenjtë.
Ata gjithashtu vizituan Seminarin Teologjik të restauruar të Shenjta Kirilit dhe Metodit.
Mediat serbe raportojnë se Princi Fillip është Karagjorgjeviqi i parë, pas Mbretit Aleksandër I, që ka vizituar Prizrenin.
Në të njëjtën ditë, pasdite, Princi Filip dhe Princesha Danica thuhet se kanë qëndruar në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.